Verifikim & heqje ndalese (espulsion) në SIS — Schengen & UK

Shumë qytetarë zbulojnë vetëm në kufi se kanë një ndalesë hyrjeje (espulsion) të regjistruar në Sistemin e Informacionit Schengen (SIS), shpesh edhe pasi afati i saj ka përfunduar. Pa vërtetimin përkatës nga autoriteti i shtetit që e ka vendosur, lëvizja në zonën Schengen mund të bllokohet.

Si ju ndihmojmë

  • Verifikim në SIS — kërkesë zyrtare pranë autoritetit kompetent për të mësuar nëse dhe pse të dhënat tuaja janë të regjistruara.
  • Vërtetim për ndalesën e skaduar — pajisja me dokumentin që vërteton përfundimin e afatit të ndalesës.
  • Fshirje ose heqje e ndalesës — kërkesë për fshirjen e të dhënave ose, aty ku ligji e lejon, për heqjen e ndalesës para afatit.
  • Komunikim me autoritetet — ndjekim korrespondencën deri në marrjen e përgjigjes.

Shtetet ku kemi ndjekur procedura

Itali, Gjermani, Francë, Greqi, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Zvicër, Norvegji, Rumani etj. Ofrojmë asistencë edhe për Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë ju duhet

  • Kopje e pasaportës.
  • Çdo vendim apo dokument që keni marrë në lidhje me dëbimin ose ndalesën (nëse e keni).
  • Informacion për shtetin dhe periudhën kur ka ndodhur ngjarja.

Afatet dhe rezultati varen nga legjislacioni i secilit shtet dhe nga rrethanat konkrete të çështjes; çdo rast vlerësohet individualisht.

Keni një çështje ligjore? Le ta diskutojmë.

Rezervoni një konsultë në zyrën tonë në Tiranë ose online. Ju përgjigjemi sa më shpejt.