
Momenti i arrestimit apo i ndalimit është i vështirë dhe stresues. Këshillimi me avokat që në fazat e para të procedimit penal është vendimtar për mbrojtjen e të drejtave tuaja dhe për ndjekjen e procedurave në mënyrën e duhur.
Si ju ndihmojmë
- Asistencë e menjëhershme pas arrestimit ose ndalimit.
- Mbrojtje gjatë marrjes në pyetje dhe në seancën për masën e sigurisë.
- Përfaqësim në hetim, në gjykim dhe në shkallët e ankimit.
- Kontroll i ligjshmërisë së arrestimit dhe i garancive procedurale.
- Mbrojtje e viktimave dhe e palëve të dëmtuara.
Të drejtat tuaja pas arrestimit
- Të informoheni për arsyen e arrestimit.
- Të kontaktoni avokatin tuaj.
- Të mos jepni deklarime pa praninë e avokatit.
- Të trajtoheni sipas procedurave dhe garancive ligjore.