Çështje civile, të punës, tregtare & e drejta e pronës

Shpesh, një konsultë ligjore në kohën e duhur mund të parandalojë konflikte, procese të gjata gjyqësore dhe shpenzime të panevojshme. Ju ndihmojmë të kuptoni të drejtat dhe detyrimet tuaja dhe të gjeni zgjidhjen më efikase.

E drejta civile & kontratat

  • Hartim dhe rishikim kontratash të qarta dhe të mbrojtura ligjërisht.
  • Mosmarrëveshje nga mospërmbushja e detyrimeve kontraktore.
  • Shpërblim dëmi kontraktor dhe jashtëkontraktor.

E drejta e pronës

E drejta e pronës është e garantuar dhe askush nuk mund të cënohet në pronën e tij pa një proces të rregullt ligjor. Ju përfaqësojmë në:

  • Padi për njohjen e pronësisë, kërkimin e sendit dhe padi mohuese.
  • Pushimin e cënimit të posedimit.
  • Pjesëtimin e pasurisë në bashkëpronësi.

E drejta e punës

  • Kontrata pune dhe rregullore të brendshme.
  • Zgjidhje e paligjshme e marrëdhënies së punës dhe pagesa të papaguara.

E drejta tregtare

  • Themelim dhe ndryshime në shoqëri tregtare.
  • Mosmarrëveshje mes ortakëve dhe mes shoqërive.
  • Ekzekutimi i titujve ekzekutivë në mbrojtje të kreditorit dhe debitorit.

Keni një çështje ligjore? Le ta diskutojmë.

Rezervoni një konsultë në zyrën tonë në Tiranë ose online. Ju përgjigjemi sa më shpejt.