
Markat tregtare janë të drejta që mbrojnë brendin tuaj: ato identifikojnë produktin ose shërbimin tuaj dhe e dallojnë atë nga të tjerët. Regjistrimi i markës është element thelbësor për çdo biznes — shoqëri tregtare apo person fizik.
Pse ta regjistroni?
- Ju jep të drejtën të ndaloni të tjerët të përdorin të njëjtën markë ose një markë të ngjashme për mallra apo shërbime të njëjta, që krijon konfuzion te konsumatori.
- Kur marka bëhet e njohur, ju mbron nga ata që përpiqen të përfitojnë nga reputacioni i saj.
- Marka e regjistruar është aset që mund të licencohet ose të transferohet.
Çfarë bëjmë ne
- Verifikim paraprak i ngjashmërive me marka ekzistuese.
- Përgatitja e dosjes dhe klasifikimi i mallrave/shërbimeve.
- Aplikimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI).
- Ndjekja e procedurës deri në marrjen e Certifikatës së Pronësisë së Markës.