
Ndërmjetësim
Zgjidhje jashtëgjyqësore e konflikteve civile, tregtare, familjare dhe të punës me ndërmjetës të licencuar — më shpejt, me kosto më të ulët dhe me marrëveshje që ka fuqinë e vendimit gjyqësor.
Fushat e ekspertizës
Konsulencë dhe përfaqësim ligjor në çështje civile, penale, administrative, familjare, të punës dhe tregtare — me fokus të veçantë te ndërmjetësimi, emigracioni dhe heqja e ndalesave Schengen.

Zgjidhje jashtëgjyqësore e konflikteve civile, tregtare, familjare dhe të punës me ndërmjetës të licencuar — më shpejt, me kosto më të ulët dhe me marrëveshje që ka fuqinë e vendimit gjyqësor.

Kontrollojmë nëse të dhënat tuaja janë të regjistruara në Sistemin e Informacionit Schengen dhe ndjekim procedurat për vërtetimin, fshirjen ose heqjen e ndalesës së hyrjes.

Konsulencë, përgatitje e saktë e dokumentacionit dhe ndjekje e aplikimit për viza turistike dhe të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Gjermani dhe SHBA.

Asistencë e plotë për shtetasit e huaj në Shqipëri: aplikim për leje qëndrimi, leje unike pune, rinovim dokumentesh dhe ndjekje e të gjitha procedurave ligjore.

Asistencë profesionale në fushën e së drejtës së emigracionit: aplikime për viza, ankime ndaj vendimeve të dëbimit dhe procedura të tjera administrative.

Asistencë dhe përfaqësim juridik në çdo fazë të zgjidhjes së martesës: padia, gjykata, marrëveshjet me pëlqim reciprok, kujdestaria e fëmijëve dhe ndarja e pasurisë.

Asistencë ligjore që nga momenti i arrestimit, mbrojtje e të drejtave të të dyshuarit dhe të pandehurit dhe përfaqësim në të gjitha fazat e procedimit penal.

Kundërshtim i akteve administrative dhe i gjobave, kundërshtim i veprimeve përmbarimore dhe i titullit ekzekutiv, si dhe mbrojtje e të drejtave të debitorit dhe kreditorit.

Mbroni biznesin tuaj: përgatitim dosjen, aplikojmë pranë DPPI-së dhe ndjekim të gjitha procedurat deri në marrjen e certifikatës së pronësisë së markës.

Konsulencë dhe përfaqësim në mosmarrëveshje civile e kontraktore, marrëdhënie pune, çështje të shoqërive tregtare dhe në mbrojtje të së drejtës së pronës.
Rezervoni një konsultë në zyrën tonë në Tiranë ose online. Ju përgjigjemi sa më shpejt.