Ndalesë hyrjeje në Greqi pas skadimit të afatit: pse ju duhet vërtetimi?

Edhe pasi ka përfunduar afati i ndalesës, për të rihyrë në Greqi dhe në zonën Schengen mund t’ju duhet vërtetimi përkatës nga autoritetet.
Nëse keni marrë dëbim (në greqisht apelasi) nga Greqia dhe ju ka përfunduar afati i ndalesës, pavarësisht kësaj, për të rihyrë në Greqi dhe në zonën Schengen mund t’ju duhet të pajiseni me vërtetimin përkatës. Në të kundërt, lëvizja juaj mund të bllokohet në kufi.
Si ju ndihmojmë
- Verifikojmë statusin tuaj në Sistemin e Informacionit Schengen (SIS).
- Ndjekim kërkesën pranë autoriteteve greke për pajisjen me vërtetimin përkatës.
- Ju këshillojmë për hapat e mëtejshëm para udhëtimit.
Kemi ndjekur procedura të ngjashme edhe për Italinë, Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Holandën, Spanjën, Zvicrën, Norvegjinë dhe Rumaninë. Afatet varen nga autoriteti përkatës dhe nga rrethanat e çdo rasti.
Ky artikull ka qëllim informues dhe nuk përbën këshillë ligjore për një rast konkret. Për çështjen tuaj, kërkoni një konsultë profesionale.


