Pse të zgjidhni ndërmjetësimin në vend të proceseve të gjata gjyqësore?

Zgjidhja e një konflikti nuk duhet gjithmonë të kalojë në procese të gjata dhe stresuese gjyqësore. Ndërmjetësimi ofron një rrugë më të shpejtë, më ekonomike dhe më të qetë.
Zgjidhja e një konflikti nuk duhet gjithmonë të kalojë në procese të gjata dhe stresuese gjyqësore. Ndërmjetësimi ofron një mënyrë më të shpejtë, më ekonomike dhe më të qetë për të arritur një marrëveshje mes palëve.
Avantazhet
- Kursen kohë.
- Ul kostot financiare.
- Ruan marrëdhëniet mes palëve.
- Ofron më shumë privatësi dhe fleksibilitet.
- Marrëveshja e ndërmjetësimit, e homologuar sipas ligjit, ka të njëjtën fuqi si vendimi i gjykatës.
Në shumë raste, një zgjidhje me dialog është më efektive se një konflikt i gjatë në gjykatë. Edhe nëse çështja juaj ndodhet prej vitesh në proces gjyqësor pa një vendim përfundimtar, mund ta referoni atë në ndërmjetësim për një zgjidhje më të shpejtë.
Ky artikull ka qëllim informues dhe nuk përbën këshillë ligjore për një rast konkret. Për çështjen tuaj, kërkoni një konsultë profesionale.


