Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore dhe i titullit ekzekutiv

·Këshilla ligjore

Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore dhe i titullit ekzekutiv

Cila është procedura që duhet të ndiqni nëse jeni prekur nga një vendim gjobe ose nga një detyrim që po ekzekutohet jashtë afateve ligjore?

Cila është procedura që duhet të ndiqni?

Nëse jeni subjekt i prekur nga një akt administrativ — p.sh. një "vendim gjobe" — apo nga çdo lloj detyrimi që po ekzekutohet jashtë afateve ligjore, legjislacioni në fuqi ju jep të drejtën e kundërshtimit në rrugë gjyqësore.

Duke marrë shkas nga përvoja, kemi hasur një kategori subjektesh të cilët nuk kanë arritur të ushtrojnë të drejtat e tyre ligjore, qoftë nga mosnjohja e ligjit, qoftë nga neglizhenca në ushtrimin e tyre brenda afateve.

Çfarë mund të kundërshtohet

  • Veprimet përmbarimore, kur kryhen në kundërshtim me ligjin.
  • Titulli ekzekutiv, kur ka shkaqe për pavlefshmërinë e tij.
  • Aktet administrative dhe vendimet e gjobave.

Ekzekutimi i titujve ekzekutivë është faza e fundit e procesit dhe duhet t’i nënshtrohet një procesi të rregullt ligjor, si në mbrojtje të të drejtave të debitorit, ashtu edhe të kreditorit.

Nëse gjendeni përpara një situate të tillë, na kontaktoni për t’u informuar rreth procedurës ligjore që duhet të ndiqni.

Ky artikull ka qëllim informues dhe nuk përbën këshillë ligjore për një rast konkret. Për çështjen tuaj, kërkoni një konsultë profesionale.

Lexoni gjithashtu

Keni një çështje ligjore? Le ta diskutojmë.

Rezervoni një konsultë në zyrën tonë në Tiranë ose online. Ju përgjigjemi sa më shpejt.