25 Tetor — Dita Europiane e Avokatëve

Të jesh avokat do të thotë të jesh zëri i drejtësisë atje ku heshtja do të sundonte.
Të jesh avokat do të thotë të jesh zëri i drejtësisë atje ku heshtja do të sundonte. Në Ditën Europiane të Avokatëve nderojmë misionin tonë për të mbrojtur të vërtetën dhe të drejtat e njeriut.
Tema e këtij viti, e përzgjedhur nga Këshilli i Avokatisë dhe i Shoqatave Ligjore të Evropës (CCBE), ishte Konventa e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit — instrumenti i parë ndërkombëtar detyrues që synon t’i mbrojë avokatët nga kërcënimet, ngacmimet dhe ndërhyrjet për shkak të ushtrimit të profesionit.
Avokatët janë thelbësorë për shtetin e së drejtës dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pavarësia e tyre është garanci për çdo qytetar.
Ky artikull ka qëllim informues dhe nuk përbën këshillë ligjore për një rast konkret. Për çështjen tuaj, kërkoni një konsultë profesionale.


